Haxhiu e quan shërbëtore Blerta Deliu-Kodren

Haxhiu e quan shërbëtore Blerta Deliu-Kodren

Deputetja e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, shërbëtore të zellshme të klanit Pronto.

Këtë Haxhiu e ka thënë përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Çdo ditë e imja dhe aktivisteve të Vetëvendosje-s, do të jetë angazhim për mbrojtjen e Republikës nga soji yt dhe krimineleve që ti ju shërben”, ka shkruar Haxhiu.

Deliu kishte përdorur “ardhmërinë e fëmijëve të saj” për të dhënë një argument pse Lëvizja Vetëvendosje nuk bënë të udhëheqë me vendin.

“Unë personalisht kam frikë që Dardan Molliqaj do të merr një pozicion për të ardhmen e fëmijëve të mi ”, ka thënë Deliu-Kodra. /Insajderi.com