Havolli thotë se Ahmeti mashtroi me dosjet kundër Mustafës

Havolli thotë se Ahmeti mashtroi me dosjet kundër Mustafës

Sokol Havolli, këshiltar i kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se prokuroria “çdo ditë” po sqaron se 70 lëndët e dërguara nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kundër Mutafës, nuk përmbajnë elemente penale.

Në këtë sitautë, sipas tij, “kjo i bie që Shpendi e ka bërë atë që di më së miri: mashtrimin.”

Për më tepër, sipas Havollit, prokuroria duhet ta hetojë Ahmetin “për dhënie të lejeve objekteve te cilat vet i ka dërguar në prokurori.”

“Duket se i ka shantazhuar ndërtuesit e atyre ndërtimeve, dhe, përnjëher po të njejtit i pajisë me leje. Vetëm korrupsioni e shpjegon këtë sjellje të Shpendit, e cila po ashtu, është shkelje e ligjit”, ka shkruar Havolli në llogarinë e tij në Facebook.

Gazeta Express raportoi të martëm se prokuroia ka thënë se pas tri vitesh hetim, nuk ka arritur të gjejë element të ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo korrupsion ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.

“Ju njoftojmë se në kuadër të 70 rasteve të trajtuara nuk ka pasur kallëzim penal e as hetim ndaj ish-Kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës I Këshillit Prokurorial të Kosovës.