Havier Solanës, ish-shefit të NATO-së i ndalohet hyrja në ShBA

Havier Solanës, ish-shefit të NATO-së i ndalohet hyrja në ShBA

Havier Solana ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, kur ishte shef i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, i është mohuar udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (ShBA), për shkak të një vizite që e kishte bërë në Iran në vitin 2013.

Këtë e ka konfirmuar vetë Solana i cili ka thënë se kjo është hera e parë që i ndodh.

Solana, i cili është 75-vjeçar, një qytetar spanjoll, problemi i autorizimit të udhëtimit, sipas tij ishte më shumë burokratik sesa politik”, shkruan New York Times

Në 2016, administrata e Obamës, duke iu përgjigjur kufizimeve të vendosura në Kongres, shtrëngoi kërkesat për të parandaluar qytetarët e 38 vendeve që kishin udhëtuar në Iran, Irak, Sudan ose në Siri.

Në vend të kësaj, udhëtarëve të tillë kërkohet të kalojnë procesin e plotë të verifikimit të kërkuar për të marrë një vizë, duke përfshirë një intervistë në ambasadë ose konsullatë të Shteteve të Bashkuara, raporton Insajderi.

Solana ka treguar se ishte në fund të vitit 2013 në Iran ku ishte i ftuar për inaugurimin e presidentit Hassan Rouhani dhe në atë kohë nuk kishte asnjë post zyrtar.

Administrata Trump ka qenë veçanërisht armiqësore ndaj Iranit, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që Solana ishte njëri nga personat për të inicuar gjatë kohës së tij si shef i politikës së jashtme evropiane, një punë që ai la në vitin 2009.

Qytetarët e Spanjës zakonisht nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për më pak se 90 ditë. /Insajderi.com