“Haveit”, heqin mjekrën për 28 nëntor

“Haveit”, heqin mjekrën për 28 nëntor

Teksa nesër pritet të mbahet parakalimi i “Burrave me mustaqe” një traditë kjo e nisur në vitin 2012, si përkujtim i “burrave dhe trimërisë së tyre”, duke u mbledhur çdo 28 nëntor, për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, vajzat e kolektivit artistik “Haveit” kanë realizuar një performancë që duket se ka të bëjë me të kundërtën e kësaj tradite.

Ato janë rruar në fytyrë.

Por kolektivi artistik i fokusuar në performanca në hapësira publike nuk ka dhënë detaje për performancën.

“Gjithçka do të dihet nesër, kur të publikohet videoja”, kanë thënë “Haveit”.

Videoja pritet të publikohet rreth mesditës, raporton Insajderi.

Edhe pse nuk kanë dhënë asnjë detaj, duket se performanca e tyre ka të bëjë pikërisht më traditën e “mjekrës si sinonim i trimërisë së burrave”.

E këtë traditë do ta thyejnë këtë herë kolektivi “Haveit”, të cilat duket se do të japin një version tjetër artistik të kësaj tradite.

Megjithatë gjithçka pritet të zbulohet nesër, pikërisht me 28 nëntor.