Haskukaj: Qeveria dembele po mashtron, qytetarët janë punëtorë  

Haskukaj: Qeveria dembele po mashtron, qytetarët janë punëtorë   

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi se qytetarë nuk duan të punojnë. Ai ka thënë se kjo qeveri është qeveri mashtruese në pamundësi për të krijuar 200.000 vende të punës ashtu siç kishte premtuar.

“Por asgjë e re nga kjo qeveri mashtruesish, në pamundësi për të përmbushur premtimet dhe për të krijuar 200,000 vende pune tani bëjnë maniupulime për ti ikur përgjegjësisë. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës janë punëtorë, dembelat i kemi në qeveri”, ka thënë Haskuka.

Haskukaj ka thënë se në projektin e Abrashit ku akuzon se qytetarët nuk e duan punën, është projekt i pa përshtatshëm për shkak se në skemën sociale ju kërkohet që të heqin dorë nga ndihma sociale për një vend pune  afatshkurta.

“Në lajmin e botuar pothuajse në të gjitha portalet e Kosovës, ministri Abrashi thotë qytetarët “nuk duan të punojnë”, pra qytetarët e Kosovës nuk janë punëtorë. Por ministri “harron” të tregojë që në projektin në fjalë punësohen vetëm qytetarët që janë në skemë sociale me një afat punësimi nga 6 deri në 12 muaj. Ai “harron”të tregojë që qytetarëve që janë në skemë sociale ju kërkohet që të heqin dorë nga ndihma sociale për një vend pune afatshkurte”, ka thënë Haskuka./Insajderi.com