Haskuka: Vetëvendosje dhe LAA do t’i formojnë institucionet

Haskuka: Vetëvendosje dhe LAA do t’i formojnë institucionet

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Kosova nuk ka krizë institucionale pasi që në Kuvend ka një shumicë që mund ta formojë qeverinë.

Sipas tij, qeverinë e ardhshme do ta formojë Vetëvendosje me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

“Unë mendoj që në Kosovë nuk ka krizë institucionale, por në krizë është klani “Pronto”. Në Kuvendin e Kosovës do të ketë një shumicë e cila mund të formojë institucionet dhe kjo është Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LAA. PAN ka ngelur i vetmuar”, ka thënë ai.

Haskuka ka thënë se vonesa për “caktimin e seancës plenare është e paarsyeshme dhe caktimi me 3 gusht, dy muaj mbas përfundimit të zgjedhjeve tregon që presidenti Thaçii është munduar të blej kohë për koalicionin PAN për ti bërë numrat”.

Në një intervistë për lajmi.net, Hasakuka ka folur edhe për takimet mes partisë së tij dhe koaliconio LAA.

Sipas tij, ata janë në fazën ediskutimeve për përshtatjen e programeve politike, por insiston se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i koalicionit.

“Në takimet e para diskutimi është fokusuar tek hapat për harmonizimin e programeve. Pra, është shumë e rëndësishme që marrëveshjet për koalicione të fillojnë me diskutim mbi programe e jo për poste. Sa i përket posti të kryeministrit, mendoj që parlamenti duhet të respektojë votën e qytetarëve”, thotë ai.

“Në zgjedhjet e fundit kanë qenë tre kandidatë për kryeministër dhe nga këta tre kandidatë z.Albin Kurti ka marrë dyfish më shumë vota se kandidatët tjerë prandaj për të pasur një qeveri llogaridhënëse duhet që Albin Kurti të jetë kryeministër.”