Haskuka e nis mbarë, e falë xhumanë në Prizren (Foto)

Haskuka e nis mbarë, e falë xhumanë në Prizren (Foto)

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vendosur ta nis mandatin me lutje. Dy ditë pasi mori mandatin nga Ramadan Muja, ai është parë në njërën nga xhamitë e qytetit të Prizrenit.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të Haskukës në xhami, para se të falte xhumanë siç njihet te besimtarët myslimanë.

Ndryshe, tashmë kryetari i Prizrenit gjatë emisioneve debatuese në fushatën zgjedhore, ishte shprehur pro ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit, temë kjo e cila ishte diskutuar mjaft shumë kohëve të fundit. /Lajmi.net