Hasi i bën ‘nder’ Skënderbeut, ia merr Partizanit të Beogradit sulmuesin kryesor

27.08.2017 14:24
Hasi i bën ‘nder’ Skënderbeut, ia merr Partizanit të Beogradit sulmuesin kryesor

Besnik Hasi ka kërkuar nga drejtuesit e Olympiacosit që të transferojnë sulmuesin e Partizanit të Beogradit, Uros Durdevic

Sulmuesi i marrë falas një vit më parë prej Palermos, shpërtheu sezonin e kaluar duke shënuar 24 gola.

Edhe këtë edicion ai e nisi mbarë, pasi shënoi 3 gola në 4 javë, por vlerat e tij i tregoi duke realizuar 2 gola dhe një asistim në Hungari ndaj Videoton.

Fitorja me shifrat 4- 0 i dha grupet e Europa leagues Partizanit, por tashmë ata mund të humbasin yllin e tyre dhe ky është një lajm i madh për Skënderbeun, që është në të njëjtin grup me skuadrën serbe.

Sipas mediave serbe marrëveshja në mes të dy skuadrave është arritur dhe nga sezoni i ardhshëm Durdevic do të luajë në Greqi.