“Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli po blejnë territor të Malit të Zi”

“Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli po blejnë territor të Malit të Zi”

Opozita malazeze: Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli po paguajnë miliona euro për të blerë territor nga Mali i Zi.

Kryetari i Lëvizjes opozitare për ndryshim në Mal të Zi “Pokret za promjene” , Nebojsha Medojeviq po thotë se me aneks-marrëveshjen për demarakcion ndërmjet Kosovës dhe shtetit malazez, këta të fundit po shesin territor

Madje ai thotë se territorin e Malit të Zi po e blejnë Thaçi, Haradinaj, dhe Behgjet Pacolli, raportojnë mediat malazez.

“Në përgjithësi unë nuk jam i befasuar që Mali i Zi do t’i shes territor Kosovës, kjo pasi regjimi në Mal të Zi është hajdut. Nuk janë asgjë për Behgjet Pacollin, Thaçin e Haradinajn për të paguar qindra miliona euro për një pjesë të territorit në Mal të Zi” ka thënë lideri opozitar malazez.

Kjo deklaratë e partisë opozitare në Mal të Zi, erdhi pas nënshkrimit të një aneks-marrëveshje për demarakcionin ndërmjet dy vendeve.

Si rezultat i pamundësisë që Kosova ta ratifikojë shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi që është kusht kryesor për liberalizimin e vizave.

Sipas kësaj marrëveshjeve, Mali i Zi dhe Kosova do të formonin grupe punuese për të korrigjuar gabimet eventuale në demarakcionin e kufirit./Insajderi.com