Hasani: Programi i NISMA-s u përshtatet më së shumti gjilanasve

Hasani: Programi i NISMA-s u përshtatet më së shumti gjilanasve

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani ka thënë se programi i tij i përshtatet më së shumti qytetarëve të Gjilanit.

Hasani është takuar mbrëmë me banorë të fshatit Llashticë.

Njoftimi i plotë i Bajram Hasanit:

Se NISMA po rritet çdo ditë e më shumë këtë e dëshmon edhe interesimi i qytetarëve për tu takuar me kandidatin e NISMA për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani.

Në vazhdën e takimeve me qytetarë sot Hasani ka vizituar fshatin Llashticë, nga vjen kandidatit Ilir Ramushi.

Hasani çdo ditë po përgjigjet në interesimin e qytetarëve për ndryshimet që do të ndodhin në Gjilan gjatë qeverisjes së tij.

Programi i NISMA për Kosovën është ai qytetarëve u përshtatet më së shumti.
Ka ardhë koha për NISMËN!