Hasani premton Stadiumin, Trafikun Urban dhe zonën ekonomike

Hasani premton Stadiumin, Trafikun Urban dhe zonën ekonomike

Kandidati i Nisma për Kosovën për komunën e Gjilanit, Bajram Hasani ka treguar se për çka i është futur kësaj gare.

“I jam futur kësaj gare për një qeverisje ndryshe, Gjilani duhet të ndryshojë qasjen”.

Hasani ka shpalosur edhe programin e tij në Magazina Lokale në Klan Kosova.

“Programi ynë është i bazuar në parimet social-demokrate, vëmendje kryesore ka qytetari dhe për qytetarin, ne pas marrjes së detyrës do të bëjmë rikonstruktimin e drejtorive komunale”.

“Kemi paraparë disa projekte kapitale, një ndër to është zona ekonomike, Gjilanit i duhet, kemi identifikuar këtë zonë, është ndërmjet fshatit Livoç dhe Velekincë, dhe mendojmë se duhet të jetësohet”.

“Trajtimi i ujërave të zeza, duhet të bëhet ndërtimi i impinait kryesor dhe rrjeta e kolektorëve. Kemi paraparë që do të ndërtohet në shtatë faza, prioritet tjetër është edhe unaza e qytetit”.

“Kemi paraparë edhe ndërtimin e Stadiumit të Qytetit, dhe prioriteti i fundit por jo më pak i rëndësishëm është edhe krijimi i trafikut urban që qytetarëve ju mungon”.