Hasani: Në qeverisjen tonë lumi “Stanishorka” do të ketë përkujdesjen e duhur

Hasani: Në qeverisjen tonë lumi “Stanishorka” do të ketë përkujdesjen e duhur

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Nisma për Kosovën, Bajram Hasani me inicativë të kandidatit për Kuvendin Komunal nga kjo parti Mustafë Rexhepi kanë filluar pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit “Stanishorka” në rrugën “Halim Aga”.

Ky lum në vazhdimësi u ka shkaktuar telashe banorëve të kësaj pjese. Në afërsi të këtij lumi dhe përgjatë tij sot ka kundërmime të një ere të rëndë dhe pothuajse është shndërruar në deponi të mbeturinave.

“Në qeverisjen tonë këtij lumi dhe lumenjve të tjerë në Gjilan që gjithmonë u kanë shkaktuar probleme qytetarëve do t’i kushtojmë një përkujdes të duhur. Mbrojtja nga degradimi i lumenjëve dhe zhdukja e telasheve me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në afërsi të tyre është prioritet i yni”, ka thënë Hasani.