Hasani: Gjilanasit nuk do të largohen më nga vendi  

Hasani: Gjilanasit nuk do të largohen më nga vendi  

Kandidati i Nismës për Kosovë, për kryetar të komunës së Gjilanit, Bajram Hasani ka vizituar sot fshatin Velekincë, ku nga aty ka premtuar se qytetarët e Gjilanit nuk do të kenë më dëshirë  të largohen nga vendi i tyre.

Ai gjatë këtij takimi u ka thënë qytetarëve të pranishëm se gjatë mandatit të tij qytetarët nuk do të përballen me probleme si këto që përballen me vite të tëra si mungesa e ujit të pijshëm, ndriçimit, era e mbeturinave etj.

Hasani u ka premtuar qytetarëve se bashkërisht do ta bëjnë Gjilanin një vend nga i cili qytetarët e tij kurrë nuk do të kenë dëshirë të largohen, sepse gjithçka që u duhet do ta kenë në vendin e vet./Insajderi.com