Harta e të pasurve në Evropë

Harta e të pasurve në Evropë

Hartografi Jakub Marjan publikoi një hartë në faqen e tij që tregon shpërndarjen e pasurisë në Evropë.
Të dhënat e paraqitura në hartë janë të bazuara në analizën e “Credit Suisse”, e cila mat pasurinë, duke mbledhur vlerat e pronave dhe financave të tjera.

Për disa vende të Bashkimit Evropian të dhënat nuk janë të plota dhe është krijuar një llogari e bazuar në bilancet totale të amvisërive, e për disa vende të tjera janë përdorur të dhëna në bazë të balancave financiare që përfshijnë vetëm pasuri financiare. Të gjitha bilancet e amvisërive dhe pasurive të patundshme përfshihen në këto matje.

Sipas hartës, Sllovenia është vendi më i pasur në rajon, i cili është tetë herë më i pasur se Serbia, për shembull, përcjell albinfo.ch.
Në krahasim me Maqedoninë, më të pasura në rajon janë Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, por  Serbia dhe Shqipëria janë më të varfra.

Në krye të Bashkimit Evropian janë sigurisht Gjermania dhe Franca.

Më e pasura është Islanda, pasuria mesatare e të cilës është sa 445,000 dollarë për kokë banori të rritur. Dy vendet e tjera më të pasura janë Zvicra dhe Luksemburgu, pasuar nga Norvegjia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Është interesante se dy vendet e para janë të zëna nga dy vende joanëtare të BE-së, Islanda dhe Zvicra.

Më të varfërit në Evropë janë Ukraina dhe Bjellorusia, pasuria e të cilave është midis 100 dhe 900 dollarë për një të rritur.