Harta e Snapchat ngrit shqetësime për sigurinë e fëmijëve

Harta e Snapchat ngrit shqetësime për sigurinë e fëmijëve

Një përditësim Snapchat – i cili tregon imazhet e postuara publikisht në një hartë në të cilën mund të kërkosh njerëz – ka ngritur shqetësime për cenimin e privatësisë midis prindërve.

Snap Map u lejon njerëzve të kërkojnë vende të tilla si shkollat dhe të shohin video dhe fotografi të postuara nga fëmijët brenda objekteve.

Gjithashtu, u lejon njerëzve të gjejnë “miqtë” e tyre në një hartë që është mjaft e saktë për të treguar se ku njerëzit jetojnë.

Kompania Snap ka thënë për BBC se publikimi i vendndodhje është një veçori e cila mund të lihet private apo publike, si të dojë përdoruesi.

Por prindërit e shqetësuar, të cilët duan të largojnë fare këtë mundësi nga aplikacioni, thonë se “duke ndarë kështu me të tjerët vendndodhjen, fëmijët, por edhe të rriturit mund të bëhen pre nga keqbërësit”. /Insajderi.com