Harrojeni LeBronin – shikoni çka bën LeBron juniori

Harrojeni LeBronin – shikoni çka bën LeBron juniori

LeBron James Jr është 13 vjeçar dhe luan për ekipin e tij të shkollës në Ohio. Po fakti që ai është 13 vjeçar, nuk i ndalon mediat e mëdha amerikane që të merren me të.

Djali i basketbollistit më të mirë të gjeneratës dhe njërit nga më të mirët në histori sot ka qenë protagonisti i një postimi që e ka bërë magazina SLAM, autoriteti kryesor për basketboll në Shtetet e Bashkuara tash e dekada me radhë.

Në videon e postuar nga SLAM shihet talenti i madh i djalit të LeBronit, për të cili duhet thënë se në moshën 13 vjeçare, është pak vështirë të krahasohet me babain e tij kur ka qenë në atë moshë, para 20 vjetëve.

Mirëpo, qartë është se ky basketbollist dallon nga moshatarët e tij dhe pamjet këtë e vërtetojnë më së miri.