Haraqija flet me kompetencë edhe për numrat e PAN-it

Haraqija flet me kompetencë edhe për numrat e PAN-it

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, tha se në bazë të informacioneve që ka, koalicioni PAN i ka votat e sigurta.

Në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini, Haraqija u bëri thirrje deputetëve të zgjedhur të LDK’së, që ta përkrahin kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn.

“Me aq sa di unë PAN i ka votat e sigurta, dhe mendoj që i ka më shumë se 61, dhe kuptohet që edhe me votën e Teuta Rugovës”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje te Isa Mustafa që t’i lë teket personale dhe të mos e fut në krizë vendin.

“Kërkoj nga LDK’ja që t’i lënë teket dhe të futen në institucione sa më shpejt dhe t’i bashkohen Haradinajt”, shtoi Haraqija, përcjell Express.

Astrit Haraqija është shprehur i bindur se do të ketë edhe deputetë tjerë nga LDK’ja që do ta votojnë koalicionin PAN.