Ish-ministri i Kulturës dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi, i cili tha se LDK kishte qenë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës në vitin 2014.
Haraqija ka thënë se ish-kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova kishte formuar një herë ushtri. Ai nuk e ka cekur se cila ka qenë ajo ushtri.
“Kur ka bo ushtri Ibrahim Rugova e LDK-ja, ju nuk jeni kon kurrkund”, ka shkruar anëtari i LDK-së në Facebook.
“…ose nuk jeni konë hiq në Kosovë…Mos boni “filma” me shtetin e Kosovës!”, ka përfunduar Haraqija.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjës ka projektuar ligjin për transformimin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të kësaj force në ushtri. /Insajderi.com