Haradinaj zotohet për trajtimin institucional të grave të dhunuara gjatë luftës

Haradinaj zotohet për trajtimin institucional të grave të dhunuara gjatë luftës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Gjyla Çelikun, kryetare për Ballkanin e Asociacionit Botëror për të Drejtat e Grave me seli në Indi, , të cilët e uruan Kryeministrin për përgjegjësitë që ka marrë dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje.

Kryeministri Haradinaj mirëpriti bashkëpunimin e ofruar nga bashkëshortët Çeliku dhe veçmas për sa i përket avancimit të rolit të gruas në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës dhe më gjerë.

Kryeministri u zotua se kabineti i tij qeveritar do të punojë ngushtë me organizatën Women’s International Club, për mbrojtjen e grave dhe të të drejtave të tyre dhe posaçërisht për trajtimin institucional të grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës.