Deklarata e PDK-së që kundërshton Pacollin

“Haradinaj, zbatues i planit të Veselit”

“Haradinaj, zbatues i planit të Veselit”

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli u shkroi një letër anëtarëve të kryesisë së partisë së tij ku listoi arsyet pse do t’i bashkëngjitet Qeverisë së drejtuar nga kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj.

Por në atë letër ai tha se nuk do të lidhë koalicion me PDK-në por vetëm me Haradinajn si mandatar për PDK-në, edhe pse PDK-ja është bartëse e koalicionit PAN, që ka nominuar Haradinajn  për kryeministër.

Arsyet e Behgjet Pacollit për të formuar qeverinë me PAN-in

Por kishte qenë vet Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili me 25 maj të këtij viti kishte thënë në një tubim të PDK-së në Gjilan, se bartës të Fillimit të Ri, është Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa aleatët e tjerë, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, janë implementues.

Deklarata qesharake e Pacollit: Jo koalicion me PDK-në por me Haradinajn

“Bartës të fillimit të ri janë Kadri Veseli me ekipin e tij, ndërsa të tjerët, bashkë me Aleancën do të jenë implementues”, kishte thënë Kuçi./Insajderi.com

Kuçi: Haradinaj vetëm do implementoj planin e Veselit