Ramush Haradinaj vazhdon të ketë vizita në Francë ku po mbahet në paraburgim. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është vizituar nga lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj.
Kjo vizitë vije një ditë pasi Haradinaj u vizitua edhe nga anëtarët e tjerë të opozitës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe deputeti Rexhep Selimi.
Haradinaj po qëndron në paraburgim në Francë që nga 4 janari i këtij viti, me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.
Nisma për Kosovës dhe AAK kanë krijuar një koalicion mes vete. Të dyja partitë kanë organizuar protesta së bashku. /Insajderi.com