Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së të mos e trembin syrin nga Gjykata Speciale

24.03.2017 09:32
Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së të mos e trembin syrin nga Gjykata Speciale

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, në përvjetorin e 19 të fillimit të fundit të Serbisë në Kosovë, siç e ka quajtur ai “Epopenë e Dukagjinit”, ushtarët e UÇK-së nuk kanë nevojë të trembin syrin nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se Kosovës nuk i është dashur një gjykatë e tillë pasi, sipas tij, lidershipi kosovar herët apo vonë do të kuptojë se ka gabua me këtë gjykatë.

“Kosova nuk ka pasur nevojë që të ketë beteja të tilla. Lidershipi ynë do ta kuptojë se ka gabuar që ka krijuar gjykata të tilla. Megjithatë, Kosova duhet të jetë e bashkuar për t’u përballur edhe me këtë sfidë”, është shprehur, Haradinaj për Epokën e Re.

Haradinaj ka thënë se 19 vjet më parë Serbia është turpëruar në Gllogjan, ndërkaq Kosova morri përkrahjen edhe të aleatëve të perëndimit.

“Pas plot 72 ditësh bombardime të NATO-s, Serbia u tërhoq nga Kosova dhe vendi ynë u çlirua nga okupimi. Për këtë arsye, 24 marsi i vitit 1999 është ditë e veçantë jo vetëm për Dukagjinin, por për gjithë shqiptarët, sepse nga ajo ditë u bëmë aleatë të Perëndimit”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com