Haradinaj fajëson Evropën për ndarjen e Mitrovicës

Haradinaj fajëson Evropën për ndarjen e Mitrovicës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në një takim me qytetar të Mitrovicës ka kritikuar Bashkimin Evropian për ndarjen e këtij qyteti. Haradinaj ka thënë se është një turp i madh për tërë Evropën që lejon që ky qytet të jetë i ndarë.

“Është turp i madh për tërë Evropën që lejon qytetin të jetë i ndarë. Këtu faj kanë të gjithë. Evropianët bëjnë punë të madhe të bashkohen mes vete, e këtu te ne kanë menduar që me na nda më mirë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më tutje ka kërkuar nga BE-ja që të mos përdorë standarde të dyfishta në raport me Kosovën.

“Lusim Evropën që të mos përdorin standarde të dyfishta. Mitrovica trajtohet me standard të dyfishtë. Edhe serbët e veriut janë në vendin e vet, edhe ne jemi që ata të ndjehen të sigurt në Kosovë. Mos na leni pa liberalizim vizave, mos qitni kushte çfarë s’i keni qitë askujt”.

“Ne jemi në këtë vend para të gjithëve, jemi shtatë milionë që jetojnë në Ballkan, ndërsa në Evropë jemi mbi 10 milionë. Kemi qenë këtu edhe kur nuk kanë qenë të tjerët, dhe do të jemi këtu përgjithmonë. Ne nuk shantazhojmë, por ne s’e ulim kokën. Jemi në vendin tonë, në atdheun tonë”,ka thënë Haradinaj./Insajderi.com