Haradinaj tregon përse ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të Deçanit

Haradinaj tregon përse ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të Deçanit

Daut Haradinaj nga AAK nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit, por Bashkim Ramosaj. Haradinaj ka sqaruar arsyen për mos kandidimin e tij në zgjedhjet lokale.

Haradinaj thotë se mos kandidimi për kryetar të Deçanit ka qenë një vullnet i tij dhe i gjithë strukturave të Aleancës.

“Është vullnet i përbashkët i imi dhe i gjithë strukturave të Aleancës. Me një dakordim edhe në nivelin qendror e atë lokal, Ramosaj ka marrë mbështetjen e të gjitha strukturave të Aleancës që të jetë kandidat i joni dhe kryetar i Komunës nga 22 tetori” tha Haradinaj derisa është shprehur i sigurt se fitorja do të jetë e tyre sikurse edhe në shumë komuna të tjera.

Haradinaj i cili e ka fituar edhe një mandat për të qenë pjesë e legjislaturës së re mohon në mënyrë kategorike se do të jetë pjesë e ekzekutivit nëse Qeveria Haradinaj arrin të formohet, njofton Gazeta Express.

Ai thotë se do të shërbejë vetëm si deputet. “ Në asnjë mënyrë unë nuk jam dhe as që pretendoj të jem pjesë e ekzekutivit”, ka theksuar ai.