Haradinaj tregohet trim, thotë se as “syri si trembet” nga Specialja

Haradinaj tregohet trim, thotë se as “syri si trembet” nga Specialja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ka paralajmëruar kandidaturën për kryetar të Deçanit, Daut Haradinaj, ka dhënë një deklaratë prej trimi, kur është pyetur mbi mundësinë që ai të akuzohet Gjykata Speciale, për krime lufte në Kosovë.

I ftuar në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Haradinaj pasi ka folur për rëndësinë e shpalljes së sa më hershme të zgjedhjeve ka komentuar edhe për Gjykatën Speciale, duke akuzuar koalicionin qeverisës që e kanë votuar e tash po e kundërshtojnë.

Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga ndonjë arrestim eventual nga kjo Gjykatë.

“As që më trembet syni nga kjo Gjykatë, sepse unë e kam arritur qëllimin, lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Gjatë muajit të ardshëm pritet që Gjykata Speciale të nisë edhe zyrtarisht shpalljen e aktakuzave./Insajderi.com