Haradinaj: T’i japim fund flirtimeve me bartësit e ideve ekstremiste

02.11.2017 12:06
Haradinaj: T’i japim fund flirtimeve me bartësit e ideve ekstremiste

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se duhet shënuar një fund i tolerancës për idetë ekstremiste që qojnë ka terrorizmi.

Haradinaj këto komente i bëri në tryezën me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku theksoi se çdokush që i mbyll sytë para veprimeve që qojnë në terrorizëm, duket të ndëshkohet.

Kryeministri Haradinaj tha se është me rëndësi përmbyllja e kornizës së sigurisë, pasi Kosova ende nuk e ka përmbyll plotësisht këtë kornizë.

Sipas tij, fuqizimi i rolit të mekanizmave të sigurisë bëhet me buxhet dhe me përkrahjen institucionale, duke avancuar kapacitetet dhe ekspertizën por edhe duke e rrit besimin në ato mekanzima.

“Kosova për të mundur me sukses me luftu një të keqe si terrorizmi, duhet fuqizimi i mandatit kushtetues dhe ligjor i institucioneve. Duhet ta shënojmë një fund të tolerancës për idetë ekstremiste që qojnë ka terrorizmi, duhet ta shënojmë një fund të flirtimeve me bartësit e ideve ekstremiste, nuk guxon dikush me i mbyll sytë dhe nëse dikush i ka mbyll sytë duhet me u ndëshku”, tha ai.

Haradinaj shtoi se duhet të jemi të vendosur që të parandalojmë përhapje të ideologjive ekstremiste që kanë potencial me kaluar në terrorizëm, duke rritur besimin në institucione.

Ai theksoi se një plan serioz i nevojitet Kosovës për t’i trajtuar ata që kanë qenë të përfshirë në aktivitete ekstremiste në mënyrë që Kosova të jetë e sigurtë dhe të mos befasohet me rreziqet që i vijnë.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se kërcimet nga aktet terroriste vazhdojnë të jenë kërcenim për sigurinë globale.

Sipas tij, luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim nder institucional.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës janë duke ndërmarrë masa për t’i larguar qytetarët nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Qeveria e Kosovës ka bërë ndarje prej 100 mijë dollarë për koalicionin anti ISIS. Kosova ende sfidohet me pengesa, Kosova ende nuk është anëtarësuar më Interpol. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar më ndërtimin e një shteti dhe shoqërie të qëndrueshme në luftë kundër këtyre dukurive”, ka thënë ai.