Ai, në emisioni" />

Haradinaj thumbon Lutfi Hazirin, e quan shakaxhi për një arsye

Haradinaj thumbon Lutfi Hazirin, e quan shakaxhi për një arsye

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për shkëmbimin e territoreve, dhe idenë që ka dhënë Lutfi Haziri për pozicionin e Luginës së Preshevës.

Ai, në emisionin Debat + me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, e ka quajtur shakaxhi që lufton për interesa elektorale.

“Luta është një shakaxhi për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se për këto tema duhet të kursemi nga deklaratat.

“Nuk bëhet shaka me këto tema”, është shprehur Haradinaj në RTV Dukagjini. “E ka vetëm interes elektoral dhe asgjë më shumë”.