Haradinaj thotë se LDK-ja duhet ta kuptojë Teuta Rugovën

Haradinaj thotë se LDK-ja duhet ta kuptojë Teuta Rugovën

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, e gëzon të drejtën të votojë ndryshe nga grupi parlamentar i LDK-së.

I ftuar në emisionin “Debat” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Haradinaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet ta kuptojë vullnetin e Rugovës.

“Teuta e gëzon të drejtën për votë ndryshe nga grupi parlamentar i LDK-së. Grupi Parlamentar duhet ta kuptojë; ndoshta është gabim, por duhet ta kuptojë”, ka thënë lideri i AAK-së, njofton Insajderi.

Teuta Rugova është deputete e zgjedhur nga radhët e LDK-së, derisa në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, të enjten, ka votuar pro një propozimi të koalicionit PAN. /Insajderi.com