Haradinaj thotë se Kosova i ka tejkaluar kushtet për liberalizim të vizave

Haradinaj thotë se Kosova i ka tejkaluar kushtet për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar Raportin e Progresit për vitin e kaluar nga Komisioni Evropian, publikuar ditë më parë. Sipas tij në raport vlerësohet puna që është duke u bërë nga Qeveria e Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas Haradinaj, Kosova ka kaluar punën mesatare që është kërkuar nga BE për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se ka marrë konfirmime nga BE se liberalizimi i vizave do të ndodhë javët e ardhshme.

“Në raport është evidentuar puna që është bërë në rend dhe ligj, pra i jepen peshë të arriturave të fundit të qeverisë së vendit”.

“Duke qenë kështu dhe bisedat që kam pas Kosova ka kaluar punën mesatare që është kërkuar për liberalizimin e vizave. Kosova do ta ketë një vlerësim edhe në muajin maj, edhe një herë do të testohet gjendja. Por unë e kam të sigurt se në javët që vinë Kosovës do të konfirmohet për liberalizim nga nivelet e larta për të BE-së”, ka deklaruar Haradinaj./Insajderi.com