Haradinaj thotë se është lodhur duke emëruar zv.ministra

Haradinaj thotë se është lodhur duke emëruar zv.ministra

Kryeminstri Ramush Haradinaj e ka pranuar se numri i zëvëndësminsitrave në Qeverinë e tij është shumë i madh.

Deri më tani janë emëruar gati 60 zëvëndësministra dhe kjo sipas tij ka qenë një praktikë të cilën e ka gjetur nga Qeveritë e kaluara.

“Jam lodhë qysh kur ja kom nisë”, ka thënë Haradinaj, kur u pyet në Klan Kosova për emërimin e zv.ministrave.

Rehatimi i 60 zv.ministrave do t'i kushtojë shumë shtetit

Përpos miliona eurove që ia marrin shtetit për paga, 60 zëvendësministrat e Qeverisë kanë edhe benefite të tjera.

Posted by Insajderi on Wednesday, 15 November 2017

Ai ka thënë se është duke u munduar që t’u gjejë sa më shumë punë zv.ministrave.

“E vetmja gjë që po mundohem me e bo është me e shti me punu krejt. Disa prej tyre më ka ra me pa, po angazhohen”, ka thënë ai.

Haradinaj ka premtuar edhe Ligjin për Qeverinë që sipas të cilit do të caktohet edhe numri i zv.ministrave që duhet të jetë dy në secilën ministri./Insajderi.com