Haradinaj: Të rinjtë me të drejtë kërkojnë të mos mbesin të izoluar

Haradinaj: Të rinjtë me të drejtë kërkojnë të mos mbesin të izoluar

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim edhe me të rinjtë në Deçan, me ç’rast ka thënë se rinia me të drejtë kërkon arsim dhe punësim në këtë vend të varfër.

Më tutje ai ka thënë se qytetarët me të drejtë kërkojnë perspektivën Evropiane e  të mos mbesin të izoluar siç janë.

“Rinia me të drejtë kërkon perspektivën Evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar. Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfëritë në Evropë. Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë. Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com