Ramush Haradinaj vendosi ta befasojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, në një takim që dy liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA e mba" />

Haradinaj: Do të ketë Shtëpi të UÇK-së në çdo qytet

Haradinaj: Do të ketë Shtëpi të UÇK-së në çdo qytet

Ramush Haradinaj vendosi ta befasojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, në një takim që dy liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA e mbajtën sot me veteranët e UÇK-së në Prishtinë.

Lideri i AAK-së tha se befasia për Veselin dhe veteranët është premtimi për hapjen e disa qendrave të UÇK-së, të cilat ai i quajti “Shtëpi të UÇK-së”.

“Kryetar, kam vendos me të befasuar pak. Kam vendos që të hapi shtëpi të UÇK-së. Një Kosovë që do ta ketë në çdo komunë një shtëpi të UÇK-së”, deklaroi Haradinaj, në një organizim me veteranët e UCK-së.

Haradinaj tregoi se çfarë funksioni do të kenë këto “Shtëpi të UÇK-së”.

“Shtëpitë e UÇK-së do të jenë në 7 qendra të Kosovës, nga të cilat do të ketë një objekt të madh, kur ta sheh çdo njeri këtë objekt, do ta njoh se është shtëpia e UÇK-së. Aty do të ketë hapësirë për tri shoqatat. Aty do të ketë vende për muze të UÇK-së, pra hapësirë e UÇK-së, në mënyrë që shoqatat e dalura nga lufta, me kriju të ardhura”, tha Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës u shpreh se këto objekte do të jenë të vendosura në qendrat e rajoneve të Kosovës, por edhe në qytete më të vogla.

Në këtë takim, foli edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se takimi me veteranët është i vecantë për të.

“Fillimi i Ri do të thotë mbështetje e vendimmarrësve. T’i ndihmojmë fermerët tanë, të cilët janë shtylla e lëvizjes së ekonomisë tonë”, u shpreh Veseli. /Insajderi.com