Haradinaj: Statusin e vendit kandidat duhet ta marrim në vitin 2019

03.11.2017 09:00
Haradinaj: Statusin e vendit kandidat duhet ta marrim në vitin 2019

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka diskutuar për zbatimin e Marrëveshje së Stabilizim Asociimit (MSA), të arriturat e deritanishme të gjeturat për vitin 2018.

Në këtë prezantim u paraqitën synimet e qeverisë lidhur me punën për integrimet evropiane. Kryeministri Ramush Haradnaj, tha se prioritete kyç i qeverisjes së tij është integrimi evropian. Qeveria e tij, synon që në vitin 2019 të marrë statusin e vendit kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.

Prandaj sipas, kreut të qeverisë, duhet të zbatohet MSA, duke dëshmuar se punë e kemi marrë seriozisht.

Haradinaj foli edhe për takimin e komisionit për Stabilizim Asociim Kosovë-BE që do të mbahet në Strasburg, ai tha se kanë përgatitur një raport sa i përket punëve që ka bërë kjo qeveri sa i përket agjendës evropiane e sidomos zbatimit të MSA-së.

“Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018. Prioritet kyç është agjenda evropiane e Kosovës dhe synimi ynë është që Kosova sa më shpejt me marr statusin vendit e kandidatit. Ajo që kemi bërë së bashku me ministrat dhe ministren Hoxha keni ardhur deri te një dakordim që në takimin që është me këshillin raportues të MSA jo vetëm të shkojmë me një raport, por të shkojmë me një raport që na mundëson që ta marrim statusin e kandidatit në vitin 2019. Qëllimi është që të dëshmojmë që i kemi marrë punët seriozisht sidomos në integrimet evropiane dhe të mos na japin veç detyra por që të marrim vet përgjegjësit tona”.

Edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se Kosova duhet të marrës statusin e kandidatit në vitin 2019. Por ai ka një dyshim se aplikimi për statusin e vendit kandidatë mund të mos ketë përkrahjen e partnerëve të Kosovës.

Hoxhaj u shpreh i bindur se qeveria nuk do të ndal përpjekje në këtë drejtim.

“Kjo qasje është një moment i ri se si ta zbatojmë MSA dhe ERA, në nëntor të 2016 është miratuar ky projekte dhe në këtë afat nuk kanë ndodh shumë afate janë shtyer, por kryeministri vendosi që në 2018 të zbatohen krejt masat. Caku jon është aplikimin ynë për statusin e kandidatit, por partnerët mund të dalin me një narrativ, por ne nuk mund të ndalim dhe të ndjekim punën tona”.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka sqaruar se janë duke analizuar punën që është bërë në secilin sektorë e ministri sa i përket kësaj çështje në mënyrë që kenë një pasur të qartë se cilat janë masat që janë zbatuar e cilat jo, raporton EO.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të përshpejtojnë hapat në zbatim dhe të dalin me rezultatet konkrete.