Haradinaj sillet si kryeministër, bën marrëveshjen e parë me një biznesmen

Haradinaj sillet si kryeministër, bën marrëveshjen e parë me një biznesmen

Prodhuesit e rrushit në Rahovec sot kanë filluar punën e tyre me shumë gëzim. Rrushi i tyre tash e tutje do të jetë pjesë e brenditë të venës më të “fuqishme” në vend “Stone Castel”. Krejt kjo falë kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj.

Smajl Latifi i cili është kandidatë për kryetar të Komunës së Rahovecit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka postuar një foto ku tregon se nga mëngjesi i sotëm, dyert e bodrumit “Stone Castle” janë të hapura për prodhuesit e rrushit.

Për këtë ai ka falënderuar kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj që ka arritur marrëveshje me pronarin e “Stone Castel”, Rustem Gecaj, që ta pranoj rrushin e zi në grumbullore.

Rrustem Gecaj është pronar i bodrumit “Stone Castel” dhe njëri nga bashkëpunëtorët e Hysen Gecajt, ku ky i fundit kishte dhënë para të thata, rreth 353 mijë euro për “Fondin Haradinaj”.

Në një prononcim për Insajderin Latifi ka thënë se ne kemi kërkuar nga Ramush Haradinaj që të na ndihmoj që rrushi i tyre të pranohet në grumbullore.

“Ne kemi kërkuar edhe prej kryeministrit të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës që të jep pak moral, për këtë problematik dhe Rrustem Gecaj si pronarin më të madh të bodrumit në vend edhe në rajon  që ta pranoj rrushin e zi në grumbullore”.

Haradinaj ka arrit që ta bind pronarin Rrustem Gecajn që rrushi i prodhimtarëve të Rahovecit të pranohet në grumbulloren e tij.

“Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi Ramush Haradinaj Kryeministri në ardhje dëgjoi zërin tonë dhe arriti një zgjidhje bashkë me pronarin e kompanisë Stone Castle, Rrustem Gecaj”, ka thënë Latifi.

Në foton të cilën e ka publikuar Latifi ishte edhe vëllau i Ramushit, Dauti dhe deputeti Blerim Kuçi. Latifi ka arsyetuar Dautin duke thënë se ai  ka qenë prezent aty vetëm si deputet i parlamentit të Kosovës i cili brengoset për fermerët.

“Dauti ka qenë vetëm prezent, aty kanë qenë edhe shoqata e vreshtarëve ajo thjesht ka qenë një takim konstruktiv, pra ata kanë qenë prezent vetëm si deputet edhe Daut Haradinaj edhe Blerim Kuçi për ti parë shqetësimet që i kanë vreshtar dhe për ti adresuar në parlament”. /Insajderi.com