“Haradinaj i siguroi votat për qeverinë, përmes deputetëve që janë autonom”

“Haradinaj i siguroi votat për qeverinë, përmes deputetëve që janë autonom”

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë sot se Ramush Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, por i ka arritur numrat për qeverinë përmes deputetëve të partive të tjera.

Lekaj, në një intervistë me Radio Evropën e Lirë, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka numrat e nevojitur për formimin e qeverisë.

“Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in”, u shpreh fillimisht Lekaj.

Por, ai tregon se si Haradinaj i ka siguruar numrat për formimin e qeverisë së re.

“Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim”, deklaroi Lekaj. /Insajderi.com