Haradinaj shtron iftar për BIK-un, prezent edhe Hashim Thaçi

Haradinaj shtron iftar për BIK-un, prezent edhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shtruar sonte iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Haradinaj i ka uruar ata për agjërimin, dhe ka porositur për durim e fuqi shpirtërore

“Pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve.

Durimi dhe fuqia shpirtërore, që e karakterizojnë agjërimin, të na motivojnë për të qenë të bashkuar në rrugën tonë përpara si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë që të kalojmë sfidat që na dalin përpara.

Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.”