Haradinaj shpërblen sekserin me pozitën zv/kryeministër dhe ministër i Diasporës

Haradinaj shpërblen sekserin me pozitën zv/kryeministër dhe ministër i Diasporës

Mandatari për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj duke prezantuar kabinetin qeveritar, ka treguar se Dardan Gashi do të jetë zëvendës i tij dhe po ashtu edhe Ministër i Diasporës.

Dardan Gashi zyrtarisht nuk është pjesë e asnjë partie politike, pasi është shuar “Lista Rugova” por muajve të fundit  ka luajtur rolin e sekserit në takimet mes Ramush Haradinajt dhe deputetes së LDK-së Teuta Rugova.

Familja Rugova i ka dhanë publikisht besimin Ramush Haradinajt për të udhëhequr me vendin. /Insajderi.com