Haradinaj reagon për vrasjen e 16-vjeçarit në Prishtinë

Haradinaj reagon për vrasjen e 16-vjeçarit në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot thirrje në mbledhjen e qeverisë që të punojnë që rastet si vrasja e Aulon Zekës të mos ndodhin më.

Aulon Zeka është gjetur i vdekur të shtunën pasi që në të kishin shkrepur katër plumba, ndërkaq lidhur me rastin janë arrestuar dy të mitur.

“Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur apo e privuar krejtësisht prej këtyre fenomeneve, por ne duhet ta rrisim përkushtimin e vigjilencën”, tha Haradinaj në mbledhje. “Të punojmë që të mos ketë raste të të tilla”.

Sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar planprogrami qeverisës për vitet 2017-2021. /Insajderi.com