Haradinaj pret vendim të drejtë, të refuzohet kërkesa për ekstradim

Haradinaj pret vendim të drejtë, të refuzohet kërkesa për ekstradim

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë para gjykatës franceze në Colmar.

Haradinaj ka thënë se pret vendim të drejt, vendim ky që do ta refuzoj kërkesën për ekstradim.

“Pres nga gjykata vendimin e drejtë. Të refuzohet kërkesa për ekstradim dhe të refuzohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Haradinaj.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004./Insajderi.com