Haradinaj përdorë burgun e Hagës që ta bindë LDK-në të mos kërkojë dorëheqje

Haradinaj përdorë burgun e Hagës që ta bindë LDK-në të mos kërkojë dorëheqje

Pasi LDK-ja përmes Kryetarit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti tha se grupi i tyre do ta votojë demarkacionin por pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj duhet të japë dorëheqje, ka ardhur reagimi i vet Haradinajt.

Ai ka përdorur eksperiencën në Tribunalin e Hagës për ta bindur LDK-në se nuk është problem dorëheqja.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se unë e kam provuar qysh është të rrëzohesh dhe të ngrihesh përsëri.

“Kanë mu rrëzu e mu qu plotë edhe unë jam me ju këtu jemi për mu rrëzu edhe për mu qu në politikë, bile po ju tregoj ka do jonë rrëzu e janë shku në shpi, unë e kom përjetua mu rrëzu e me shku në Hagë dhe nuk besoj se nuk ka ma kiamet se qajo për këto tjerat nuk i bëj dert hiq” , ka thënë kryeministri Haradianj në foltoren e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com