Haradinaj për Agollin: Lamtumirë poeti im i madh

Haradinaj për Agollin: Lamtumirë poeti im i madh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kushtuar disa fjalë shkrimtarit shqiptar që ndërroi jetë sot, Dritëro Agolli.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Agolli ka qenë një poet i madh.

“Lamtumirë poeti im i madh. Dritëroi me poezinë e të cilit u rritëm, do të na përcjellë edhe në vjeshtën e jetës. Pusho i qetë plaku i poezisë shqipe”, ka thënë ai.

Agolli ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. /Insajderi.com