Haradinaj para bisedimeve me zyrtarët e BE-së, takohet me bashkatdhetarët në Blegjikë

Haradinaj para bisedimeve me zyrtarët e BE-së, takohet me bashkatdhetarët në Blegjikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Bruksel në kuadër të një vizite që përfshin takime me krerët e Bashkimit Evropian, ka takuar sot bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë.

“Në mjediset e shtëpisë sonë, Ambasadës së Kosovës në Bruksel, sonte takova bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Belgjikë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer. Mbështetja për diasporën tonë do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcoje rrugën tonë drejt integrimeve”, thuhet në shkrimin e Kryeministrit, në rrjetin social.

“Në përgatitje për takimin me Këshillin e Stabilizim Asociimin këtu në Bruksel e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, është shprehur shefi i ekzekutivit kosovar.

Kryeministri Haradinaj i ka kaluar pa telashe kufijtë, në pasditen e së enjtes, për të shkuar në Bruksel.

Ditë më parë, Reuters shkroi se Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, edhe pse mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletarrestin kundër tij që e ka dërguar në Interpol.