Haradinaj: PAN-it i takon kryeparalmentari, nuk ka alternativë tjetër

Haradinaj: PAN-it i takon kryeparalmentari, nuk ka alternativë tjetër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati i PAN, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeparlamentari i takon këtij koalicioni dhe s’ka alteranativë tjetër.

Ai ka thënë se VV dhe LDK janë duke bërë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

 

“Ata kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që ata mund të këtë votë ndryshe për qeverinë, që do ta pasonte pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Unë jam krejt i habitur edhe nuk kam pritë një barrikadim të tillë për kryetar. Ndoshta ata e kanë friken se në moment që të kalon kryetari formohet edhe qeveria. Ata e dinë se për qeverinë i kemi votat”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se LDK dhe VV nuk do të vinë në rend asnjëherë për të propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Kurrë ata nuk do të vinë në rend për të propozuar kandidat. Neve na takon kjo e drejtë me kushtetutë”, ka thënë ai.

“Kemi pasur një konfirmim për 61 deputet për ta votuar kryetarin e Kuvendit, por kjo ndryshoi në fund. Mirëpo, edhe për kundër kësaj nuk ka të drejtë askush tjetër që të ketë kandidat për kryetar të Kuvendit. Kjo e drejtë është veç e Koalicionit PAN. Ne do të përfundojmë këtë proces”, ka thënë Haradinaj, në emisionin “Debat”, i cili transmetohet sonte në RTK.

Haradinaj ka thënë se krejt bllokada është krijuar për inate politike dhe për pushtet. /Insajderi.com