“Haradinaj nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit”

“Haradinaj nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit”

Ditë të dorëzimit dhe të pikëllueshme e ka cilësuar atë të sotmen kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Këtë e ka arsyetuar me dërgimin në Kuvend të ekipit negociator të qeverisë, ku Fatmir Limaj është udhëheqës, shkruan Insajderi.

Konjufca ka thënë se Haradinaj “nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veseli”.

“Sot ishte dita e dorëzimit të Haradinajt dhe Limajt karshi PDK-së dhe projektit të saj që të krijojnë grupin negociator. Kjo tregon vetëm një gjë, që Haradinaj nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit. Është i udhëhequr nga lakmia për pushtet”, ka thënë Konjufca para gazetarëve.

Sipas shefit të deputetëve të VV-së, ndryshimi i Haradinajt dhe Limajt ka ardhur pas takimit që të dy patën me Thaçin.

“Një herë patëm rezistencë, por kjo u shua me dy takimet që i patën me ta”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe seanca ka shkuar në pauzë, pasi kryesuesi Xhavit Haliti ka thënë se ka nevojë për disa konsultime. /Insajderi.com