Haradinaj: Nuk ia vlen të komentosh deklaratat e Thaçit

Haradinaj: Nuk ia vlen të komentosh deklaratat e Thaçit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e presidentit të vendit Hashim Thaçi disa ditë më parë se askush nga Kosova nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

“Në ceremonitë private mund të marrë pjesë kush të dojë. Disa janë të hapura, disa me bileta deri në 500 dollarë”, kishte thënë Thaçi, duke iu referuar lajmeve se Haradinaj ishte ftuar në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

E Haradinaj, të cilin sipas një ftese të publikuar në media, ishte ftuar në ndejat që organizohen me rastin e inaugurimit të presidentit Trump, nuk ka pranuar të komentojë këto deklarata.

“Nuk kam koment dhe nuk ia vlen të komentohen këto deklarata”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv të KTV-së.

Ai madje ka thënë se tashmë ka shkrehur shpresat që të marrë pjesë në ndejat ftuara.

“Duket e vështirë në aspektin kohorë, pasi procesi ndaj meje mund të zgjasë më shumë se një javë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com

Akuza e presidentit për blerje ftesash në inaugurimin e Donald Trump