Haradinaj nuk do panik për çështjen e mishit të prishur

Haradinaj nuk do panik për çështjen e mishit të prishur

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë,  është deklaruar lidhur me  skandalin me mish të prishur i cili është gjetur në një kompani në Rahovec ndaj së cilës prokuroria ka nisur hetimet.

Mish i prishur është gjetur dhe asgjësuar edhe në dy lokacione në Mitrovice. Në Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi dhe në ETC pronë e deputetit Ramiz Kelmendi.

 Ai tha se çështja e mishit është duke u trajtuar në instanca të larta ekzekutive.
“Çështja veç është ngritë në instancat ekzekutive, por  nuk  kemi bërë një panik më të madh publik. Por në instancat ekzekutive po. Por nuk e kemi bërë një alarm të më të madh.. po në instancat e punës së zbatueshmerisë po . Edhe besoj edhe mund të japim informata më detaje se çka po ndodh. Po gjitha instancat ato të hetuesisë, policisë të AVUK-ut janë në funksion”, tha Haradinaj.