Haradinaj: Nuk di si do të vazhdojë seanca

Haradinaj: Nuk di si do të vazhdojë seanca

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është prononcuar para se të hyjë në sallën ku është duke u mbajtur seancë për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ne do të kthehemi në seancë mirëpo nuk di se si do të vazhdojë prapë seanca.

“Jemi prapë në vazhdim të seancës nuk e dimë si do të shkoj mirëpo do ta përmbushin pjesën tjetër të obligimeve”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sot në Kuvendin e Kosovës, është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, veprim ky me të cilin ata janë duke e kundërshtuar votimin për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa prokuroria ka dhënë urdhër që të arrestohen pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com