Haradinaj: Nuk bëjmë marrëveshje parazgjedhore me PDK-në dhe LDK-në

Haradinaj: Nuk bëjmë marrëveshje parazgjedhore me PDK-në dhe LDK-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë së Kosovës është lajm i mirë për qytetarët e vendit.

Duke folur në një konferencë për media pas seancës së Kuvendit, Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me asnjërën nga partitë e koalicionit qeverisës./

Ai ka ripërsëritur se AAK ka vija të kuqe për këto parti dhe se në zgjedhje do të garojë së bashku me Nismën.

“Në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë në pushtet”, ka thënë ai.

“AAK ka vija të kuqe me këto parti,” ka shtuar Haradinaj, duke treguar se nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër përvec asaj me Nismën.

I pyetur lidhur me atë se cfarë do të ndodhë me demarkacionin, Haradinaj ka thënë se në rast se ata vijnë në pushtet, versioni aktual i demarkacioni  “do të rrëzohet” për t’i krijuar rrugë një të riu./Insajderi.com