Haradinaj ngushëllon popullin amerikan pas sulmit në Las Vegas

Haradinaj ngushëllon popullin amerikan pas sulmit në Las Vegas

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur sot ngushëllime për sulmin e ndodhur në Las Vegas, në të cilin mbetën të vrarë dhjeta dhe u plagosën qindra amerikanë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka thënë se populli i Kosovës ndan dhimbjen me popullin amerikan, raporton Insajderi.

“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjeta dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë. Ndaj dhembjen time dhe të familjes sime, me familjet e viktimave; Ndaj dhembjen e popullit kosovar dhe të Qeverisë që unë e drejtoj, me kombin krenar amerikan dhe me Qeverinë e ShBA-së”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se “egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas, prandaj në këtë dhimbje qëndrojmë së bashku me familjet e viktimave dhe me ShBA-në. /Insajderi.com