Haradinaj ngushëllon familjen Nitaj, për viktimat e aksidentit në bjeshkët e Deçanit

26.08.2017 08:27
Haradinaj ngushëllon familjen Nitaj, për viktimat e aksidentit në bjeshkët e Deçanit

Në një aksident që ndodhi të premten në bjeshkët e Deçanit, humbën jetën dy persona të një familjeje dhe u lënduan tre të tjerë.

Kjo ngjarje tragjike e ka prekur shumë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka ngushëlluar familjen e të aksidentuarve.

“Na ka merzitur fort ngjarja e rëndë për familjen e Halil Nitajt, ku humbën jetën dy anëtarë të saj, e u lënduan edhe tre të tjerë në një aksident tragjik ne Bjeshkë të Deçanit.

Në këto çaste të vështira jemi me familjen e të aksidentuarve dhe u shprehim ngushëllimet më të thella e lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook!